Tech

Elon Musk vazhdon të shesë aksionet e Tesla-s 

Elon Musk vazhdon të shesë aksionet e Tesla-s

Miliarderi, Elon Musk shiti 934,091 aksione të tjera për rreth 963 milionë dollarë për të paguar taksat, sipas dosjeve rregullatore. Kjo e çon totalin në rreth 11 milionë aksione të shitura që nga momenti kur ai pyeti ndjekësit e tij në Tëitter muajin e kaluar nëse duhet të hiqte qafe një të dhjetën e aksioneve të tij në Tesla .

Aksionet e Tesla-s kanë rënë 18% nga kulmi i 4 nëntorit pasi Musk shiti aksionet e tij. Ai mbetet njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 266 miliardë dollarësh që është rritur me 110 miliardë dollarë vetëm këtë vit, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Tiranapost.al