Tech

Elon Musk ultimaltum stafit të Twitter: Punoni me orë të zgjatura ose largohuni

Elon Musk ultimaltum stafit të Twitter: Punoni me orë të zgjatura

CEO i ri i Twitter Elon Musk u dërgoi një email të gjithë punonjësve të kompanisë të mërkurën, duke iu kërkuar që ata të angazhohen për të punuar me orë të zgjatura ose të lënë punën.

Ultimatumi vjen pasi Musk ka shkarkuar tashmë drejtuesit kryesorë të Twitter dhe ka pushuar gjysmën e punonjësve me kohë të plotë.

Këtë javë, ai gjithashtu pushoi inxhinierët veteranë pasi ata e kritikuan atë në publik.

Që kur Musk mori detyrën më 28 tetor, ai ka njoftuar ndryshime gjithëpërfshirëse për Twitter.