Elon Musk pezullon sërish llogarinë e Kanye West në Twitter: U përpoqa për më të mirën

E Premte 2 Dhjetor 2022, 18:06
TiranaPost
Llogaria e reperit Kanye West është pezulluar sërish nga Twitter për shkelje të rregullave të platformës së rrjeteve sociale.
Pezullimi ndodhi pasi reperi publikoi një imazh të svastika-s, simboli i nazizmit, brenda Yllit të Davidit, një simbol i shquar i judaizmit.
“Unë u përpoqa për më të mirën. Pavarësisht kësaj ai sërish shkeli rregullat. Llogaria e tij do të pezullohet”, shkruajti Musk në një postim në Twitter.