Elon Musk kundër arrestimit të CEO-s së Telegram: Pse nuk kapni Zuckerberg
E Hënë 26 Gusht 2024, 12:25
TiranaPost
Elon Musk doli në mbështetje të CEO-s së Telegram, Pavel Durov, dhe kritikoi arrestimin e tij. Musk bëri thirrje që në vend të tij të arrestohej CEO i Metas, Mark Zuckerberg. Pavel Durov u arrestua nga autoritetet franceze të dielën për akuza të shumta në lidhje me aplikacionin e tij të mesazheve sociale Telegram.
Nëse dënohet për këto akuza, manjati i teknologjisë me origjinë ruse përballet me 20 vjet burg.
“Instagram ka një problem masiv të shfrytëzimit të fëmijëve, por nuk ka arrestim për Zuck, pasi ai censuron fjalën e lirë dhe u jep qeverive akses në të dhënat e përdoruesve”, tha Musk në X.