Edhe NATO ndalon përdorimin e TikTok nga pajisjet e zyrtarëve

E Premte 31 Mars 2023, 21:48
TiranaPost
NATO ka ndaluar zyrtarisht stafin që të shkarkojnë aplikacionin TikTok në pajisjet e ofruara nga organizata, duke përmendur shqetësimet e sigurisë si arsye për ndalimin.
Zyrtarët e NATO-s i dërguan një letër stafit të premten në mëngjes duke njoftuar ndalimin.
NATO është organi më i fundit qeveritar që ndalon aplikacionin për shqetësimet se qeveria kineze mund të hyjë në të dhënat e përdoruesve përmes kompanisë Bytedance.