Tech

"E ardhmja pa tym, e vizituam në Zvicër"

"E ardhmja pa tym, e vizituam në Zvicër"

Philip Morris International ka disa vjet që përmend “të ardhmen pa tym”. Per t’a investiguar më shumë, i vizituam në Zvicër.

Ky zotim i kompanisë, u prezantua në detaje, përgjatë zhvillimit të evenimentit të prezantimit të shkencës dhe teknologjisë, “Technovation” të mbajtur në Qendrën kryesore të Kërkim-Zhvillimit – “The Cube” buzë liqenit Neuchatel në Zvicër.

Përgjatë këtij edicioni, CEO Jacek Olczak, drejtues të lartë të kompanisë dhe ekspertë të kërkimit dhe shkencës, përqëndruan gjithë thelbin e debatit dhe diskutimeve drejt rolit që mund te luajë inovacioni, teknologjia dhe shkenca për të ndihmuar duhanpirësit drejt lënies së cigares.

Industrisë së duhanit i është vënë përpara detyra e reduktimit të dëmeve të shkaktuara nga konsumimi i cigareve tradicionale; një sfidë e pranuar plotësisht nga Philip Morris International e cila që nga viti 2008 ka investuar 10.5 miliardë dollarë për kërkimin, zhvillimin, verifikimin shkencor të alternativave me ngrohje dhe jo me djegie. Keto produkte alternative të cilat në vetvete nuk janë pa asnjë niveli risku, por lejojnë marrjen e nikotinës me një risk shumë më të reduktuar duke përfaqësuar një alternativë potenciale të vlefshme për duhanpirësit e rritur, të cilët në të kundërt do të vazhdonin pirjen e cigares.

“Në 10 vitet e fundit një seri provash klinike dhe jo-klinike kanë vërtetuar se produktet pa tym përfaqësojnë një alternative potenciale ndaj cigareve tradicionale – deklaroi Olczak gjatë fjalës së tij.- Duhet të fillojmë të pyesim veten se si mund të maksimizojmë oportunitetet e shëndetit publik të ofruara nga inovacioni i aplikuar në sektorin e duhanit dhe nikotinës”.

Produktet me ngrohje të Philip Morris International janë sot në shitje në 78 tregje. Në 31 Mars 2023, PMI vlerëson se rreth 18.5 milionë të rritur në të gjithë botën kanë kaluar në përdorimin e produkteve alternative të ofruara nga kompania, siç është IQOS, dhe kanë arritur të lënë pirjen e cigareve.

“Philip Morris International ka qënë një ndër të parët aktorë në rinovimin e sektorit, duke shkaktuar një ndryshim pozitiv për duhan pirësit e rritur të cilët në rrethana të tjera do kishin vazhduar duhanin me djegie – nënvizoi Stefano Volpetti, Drejtori për Konsumatorët në PMI. Për ne është e rendësishme të ofrojmë alternativa pa tym, inovatore dhe të vërtetuara shkencërisht ndaj të gjithë duhanpirësve të botës, me preferenca dhe mundësi financiare të ndryshme. Kjo është e vetmja rrugë në arritjen e një të ardhmeje pa tym duhani”.

Gjatë zhvillimit të seksioneve, Tommaso di Giovanni, Zv. Presidenti i Komunikimeve Globale në PMI, shtoi se: “Besojmë se një numër gjithnjë në rritje i qeverive dhe institucioneve publike do të vlerësojë përfitimet – shkencërisht të provuara – që produktet pa tym, me ngrohje, ofrojnë për gratë dhe burrat të cilët përqafojnë produktet alternative”.

Gjithmonë e më shumë shtohen qeveritë që pranojnë se adoptimi i alternativave të provuara shkencërisht dhe që janë potencialisht më pak të demshme për shëndetin mund të përshpejtojnë ritmet e lënies së duhanit në shoqëri. Mënyra më efektive për të përballuar të gjitha shqetësimet që lidhen me këto produkte të reja, duke përfshirë dhe parandalimin të të rinjtë, është krijimi i një kuadri ligjor të shëndoshë. Përqasja ndaluese do të ketë vetëm një rezultat: atë të mbrojtjes së tregut të cigareve”, shpjegoi Gregoire Verdeaux, Zv. Presidenti për Marrëdhëniet me Publikun në PMI.

Tiranapost.al