Tech

Cilët janë celularët iPhone dhe Android që do të dalin jashtë funksioni në vitin 2022?

Cilët janë celularët iPhone dhe Android që do të dalin

A duhet të ndryshoni smartfonin tuaj?

Google publikoi listën e telefonave celularë me sistem operativ Android që nga 1 janari 2022 nuk do të marrin më mbështetje sigurie, domethënë funksionet e tyre nuk do të përditësohen më, duke i bërë ata të ndjeshëm ndaj sulmeve kibernetike dhe duke vënë në rrezik informacionin tuaj personal. .

Me këtë masë, këto pajisje nuk do të jenë më të dobishme për të kryer funksione të caktuara. Telefonat celularë që nuk do të funksionojnë më në vitin 2022 dhe do të ndalojnë marrjen e përditësimeve të softuerit janë ata me versionin Android 2.3.7 ose më të ulët. Lista e modeleve është:

Huawei: Huawei Ascend Mate, Huawei Ascend G740 dhe Huawei Ascend D2.

Samsung: Samsung Galaxy Trend Lite, Samsung Galaxy Trend II, Samsung Galaxy S3 mini, Samsung Galaxy Xcover 2, Samsung Galaxy Core dhe Samsung Galaxy Ace 2.

LG: LG Lucid 2, LG Optimus F7, LG Optimus L3 II Dual, LG Optimus F5, LG Optimus L5 II, LG Optimus L5 II Dual, LG Optimus L3 II, LG Optimus L7 II Dual, LG Optimus L7 II, LG Optimus F6 , LG Enact - LG Optimus L4 II Dual, LG Optimus F3, LG Optimus L4 II, LG Optimus L2 II dhe LG Optimus F3Q.

ZTE: ZTE Grand S Flex, ZTE V956, ZTE Grand X Quad v987 dhe ZTE Grand Memo.

Markat e tjera: Archos 53 Platinum, HTC Desire 500, Caterpillar Cat B15, Sony Xperia M, Wiko Cink Five, Wiko Darknight, Lenovo A820, UMi X2, Faea F1 dhe THL W8.

Modelet e iPhone që nuk do të funksionojnë më në vitin 2022

Pajisjet e iPhone që nuk do të marrin më përditësime dhe nuk mund të riparohen më në dyqanet zyrtare të Apple dhe gradualisht do të dalin jashtë përdorimit janë:

iPhone 4 ( 8 GB)

iPhone 4S (8 GB)

IPHONE 5

Iphone 5c

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus nuk mund të riparohen më në dyqanet zyrtare të Apple dhe do të ndalojnë marrjen e përditësimeve në fund të vitit 2022.

Tiranapost.al