ChatGPT bllokohet në Itali, shqetësime rreth privatësisë

Mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Itali lëshoi një ndalim të menjëhershëm për chatbotin e inteligjencës artificiale të OpenAI, ChatGPT, duke përmendur shkelje të supozuara të privatësisë.
ChatGPT u lançua në nëntor 2022 dhe që atëherë është bërë jashtëzakonisht popullor, duke i impresionuar përdoruesit me aftësinë e tij për të shpjeguar gjërat komplekse qartë dhe shkurt, të shkruajë në stile dhe gjuhë të ndryshme dhe të krijojë poezi.
ChatGPT mund të përdoret gjithashtu për të shkruar kodin kompjuterik, pa pasur njohuri teknike.
Rregullatori italian i të dhënave, megjithatë, kritikoi ChatGPT për mosdhënien e një paralajmerimi për përdoruesit, të dhënat e të cilëve mblidhen nga OpenAI.
Gjithashtu, ndërsa roboti është i destinuar për personat mbi 13 vjeç, Autoriteti thekson se mungesa e ndonjë filtri për të verifikuar moshën e përdoruesve i ekspozon të miturit ndaj përgjigjeve absolutisht jo në përputhje me nivelin e tyre të zhvillimit.