Tech

Amazon vendos mbylljen e Alexa.com

Amazon vendos mbylljen e Alexa.com

Amazon ka njoftuar se ka vendosur që Alexa.com të "dalë në pension" më 1 maj 2022.

Ky vendim, ndryshe nga sa mund të mendojnë të gjithë nuk ka lidhje me asistentin zanor Alexa, pasi faqja e internetit Alexa.com është e një tjetër fushe.

E themeluar në vitin 1996, Alexa Internet është një shërbim që gjurmon dhe krahason trafikun e faqeve të internetit duke mbledhur të dhëna të shfletimit nga faqet që kanë instaluar skriptin Alexa.

Amazon krijoi Alexa Internet dhe domenin Alexa.com në vitin 1999, plot 15 vjet përpara se asistentja zanore Alexa të shfaqej për herë të parë.

Në atë kohë, rëndësia e Alexa ishte e madhe pasi jo vetëm që pronarët e faqeve të internetit mund të grumbullonin të dhëna kundër konkurrentëve, por dhe mund të rrisnin tarifat e tyre të reklamimit nëse kishin renditje mjaftueshëm të lartë.

Por kohët ndryshojnë dhe Alexa Internet e gjeti veten në një ambjent gjithnjë e më konkurrues. Edhe pse ka ende shumë përdorues besnikë të Alexa.com, Amazon mendon se kostoja e mbajtjes të faqes nuk ia vlen më.

Pra, po, Amazon zotëron si faqen e internetit të Alexa-s, ashtu edhe asistentin zanor Alexa-n, por të dy entitetet nuk janë të lidhura prandaj dhe vendimi i Amazon për të mbyllur Alexa.com nuk do të ketë asnjë efekt vetë Alexa.