Tech

Amazon Alexa do të jetë në gjendje të imitojë zërat e të dashurve të vdekur

Amazon Alexa do të jetë në gjendje të imitojë

Kompania njoftoi të mërkurën gjatë konferencës së saj vjetore se është duke punuar në një përditësim të sistemit të saj. Ky përditësim do të mundësonte që Alexa të mund të imitojë çdo zë, madje edhe të një anëtari të vdekur të familjes.

Në një video të shfaqur në skenë, Amazon demonstroi sesi mund të luhej zëri i gjyshes së një djali të ri që ishte prezent aty,

Rohit Prasad, një nënkryetar i lartë i Amazon, tha se sistemi i përditësuar do të jetë në gjendje të mbledhë të dhëna të mjaftueshme zanore nga më pak se një minutë audio për të bërë të mundur një përshtatje të tillë. Nuk u dhanë detaje se kur mund të ishin në shitje pajisjet me këtë veçori.

Koncepti buron nga Amazon në kërkim të mënyrave të reja për të shtuar më shumë 'atribute njerëzore' në inteligjencën artificiale, veçanërisht 'në këto kohë të pandemisë, kur kaq shumë prej nesh kanë humbur dikë që duan', tha Prasad.

Amazon ka përdorur prej kohësh zëra të njohur, si zërat e vërtetë të Samuel L. Jackson, Melissa Mçarthy dhe Shaquille O'Neal.

Kohët e fundit, aktori Val Kilmer, i cili humbi zërin për shkak të kancerit në fyt, bashkëpunoi me startupin Sonantic për të krijuar një të ngjashëm me të tijin që të përdorej për në filmin e 'Top Gun: Maverick'. Sipas Variety, kompania përdori pamjet audio arkivore të Kilmer për të krijuar algoritmin që sjell më pas zërin e tij.