Tech

Zgjerohet rrjeti ALBtelecom i fibrës optike: mbi 100 mijë linja në të gjithë vendin!

Zgjerohet rrjeti ALBtelecom i fibrës optike: mbi 100 mijë linja

Rrjeti fiks i ALBtelecom arrin më shumë se 100,000 linja në fibër nëpërmjet
teknologjisë GPON, në një kohë rekord, duke u konsoliduar si kompania me rrjetin më
të gjerë të fibrave optike në vend.

ALBtelecom e nis vitin 2022, me një kapacitet të shtuar teknologjik, duke arritur 105,000 linja
nëpërmjet GPON, teknologjisë më të mirë të disponueshme, të cilat u implementuan në një
kohë rekord në të gjithë vendin.

Skuadra teknike e ALBtelecom ka punuar me përkushtim maksimal dhe intensivisht për të
sjellë për abonentët e saj, investimin në rrjetin e linjave në fibër, përmes teknologjisë GPON,
duke siguruar rritje të cilësisë së shërbimit.

Zgjerohet rrjeti ALBtelecom i fibrës optike: mbi 100 mijë linja
“Jemi shumë krenarë, që kemi arritur një target mjaft ambicioz në një kohë rekord, mbi 100
mijë linja GPON, në të gjithë Shqipërinë.” – u shpreh Znj. Bilgen Aldan, Drejtoresha
Ekzekutive e ALBtelecom. “Pavarësisht sfidave të pandemisë si dhe sfidave të shumta në
terren, skuadrat teknike të ALBtelecom arritën të shtojnë kapacitetet e linjave të fibrës
optike, duke ofruar më shumë cilësi për abonentët dhe një avantazh në treg.” – shtoi Znj.
Aldan gjatë një takimi me drejtuesit kryesorë të kompanisë dhe bashkëpunëtorë.

Zgjerohet rrjeti ALBtelecom i fibrës optike: mbi 100 mijë linja

ALBtelecom zotëron një rrjet të fibrave optike prej 4500 km fibër optike, shtrirë në të gjithë
Shqipërinë. Këto zhvillime të fundit e konsolidojnë ALBtelecom si operatori lider në treg për
kapacitetet e lidhjes së internetit përmes fibrës optike, ku Tirana mban peshën kryesore.