Youtuber-i i njohur ndihmon 1000 njerëz të verbër të shohin sërish

E Hënë 30 Janar 2023, 11:19
TiranaPost
Youtuberi i njohur, MrBeast, po e bën botën më të qartë – për të paktën 1000 njerëz.
24-vjeçari ka paguar operacionin për rikthimin e shikimit për 1000 njerëz që ishin të verbër.
"Ne po shërojmë verbërinë e një mijë njerëzve," thotë MrBeast, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson - në videon e së shtunës, e cila ka arritur deri tani mbi 40 milionë shikime.
Videoja përmban pamjet prekëse para dhe pas të pacientëve që shohin me vizion të qartë pas përfundimit të operacionit. YouTuber-i gjithashtu dha donacione në para dhe dhurata të tjera për disa nga pjesëmarrësit.