Stil jete

Vodhi një vezë Kinder dhe më pas u pendua. Letra e 12-vjeçarit zviceran drejtuar shitësit dhe përgjigjja që mori

Vodhi një vezë Kinder dhe më pas u pendua. Letra e
Benjamin, një 12-vjeçar nga Zvicra, kishte vjedhur një vezë Kinder në një dyqan në qendër të San Marinos në fund të majit. I ndjerë fajtor për këtë gjest, ai pak kohë më vonë i dërgoi pronarit një letër me postë bashkë me një kartëmonedhë 10 euro për t’i kërkuar falje. Vetë shitësi ka publikuar letrën Facebook, duke thënë se donte të takonte djalin për t’i shtrënguar dorën.

“Unë quhem Benjamin. Jam dymbëdhjetë vjeç dhe vij nga Zvicra. Më 30 maj hyra në dyqanin tuaj por nuk kisha para dhe vodha një vezë çokollatë. Më vjen shumë keq. Shpresoj që ju mund të më falni sepse do të doja të isha në paqe me ju dhe me Zotin”, thuhet në letër.

Në postim pronari i dyqanit shkruan:

“Tashmë asgjë nuk më befason, me atë që kemi kaluar vitet e fundit, por sot kam ndërruar mendje. Mora një letër nga Zvicra, e shkruar me dorë me 10€ brenda, si një kërkesë falje nga një baba, djali i të cilit më kishte vjedhur një vezë në një udhëtim. Unë u habita dhe kjo duhet të lexohet nga shumë djem që çdo ditë, për argëtim ose sfidë, vjedhin patate të skuqura, karamele apo të tjera gjëra. Unë do t’i përgjigjem me një kartolinë dhe një ftesë për të ardhur që të na vizitojë për t’i shtrënguar dorën!”