Stil jete

Video/ Zoja, vajza që vizaton 8 Marsin e Majlinda Bregut dhe që e lidh suksesin e saj vetëm me një fjalë

Video/ Zoja, vajza që vizaton 8 Marsin e Majlinda Bregut dhe që e lidh

Majlinda Bregu e vizaton 8 marsin me histori grash të suksesshme dhe këtë vit si shembull frymëzimi solli historinë e Zoja Kukic. Në Video Call-in e postuar në Instagram nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC Bregu, shfaqet edhe Zoja.

Zoja, një vajzë nga Beogradi është sipërmarrëse, bashkëthemeluese e Startit dhe Zv Presidente e Digital Transformation at Signet World.

Video/ Zoja, vajza që vizaton 8 Marsin e Majlinda Bregut dhe që e lidh

Gjithë këto arritje, në një terren të vështirë për të rinjtë dhe për gratë. Po siç edhe Majlinda shkruan: “Kjo histori dihet që është luftë. Ka që luftojnë dhe fitojnë si Zoja.”

Çelësi i suksesit të saj? Autenticiteti.

“Ji autentik. Gjatë rrugës (luftës) do dëgjosh shumë këshilla: si të vishesh, si të sillesh, çfarë të thuash, por vetëm të qenit origjinal na jep mundësinë të jemi të lumtur në terma afatgjatë”, thotë gjatë bisedës Zoja, që shton në fund “Dëgjojini gratë”.

Niseni që tani, nga Zoja!

Tiranapost.al