Stil jete

Video/ ‘Jam live, por s`jam mace!’ Avokati në Zoom gjatë një seance gjyqësore nuk arrin të heq filtrin e vënë nga fëmija

Video/ ‘Jam live, por s`jam mace!’ Avokati në Zoom gjatë

Avokati nga Teksasi Rod Ponton është shfaqur në kohë në Zomm. Ka nisur të flasë, por me pamjen e një maceje. Dy zotërinjtë që komunikonin me të i thonë se ia dëgjojnë zërin, por në pamje duket një mace,

Avokati i sqaron se po, është live, është ai, por s`e kupton ç`po ndodh. Një nga bashkëbiseduesit e tij vazhdon t`i sqarojë se mund të ketë shtypur tek “Settings” një filtër që e ka shndërruar në mace.

“Jam këtu live, por s`jam mace”, dëgjohet të thotë Rod. Po a mund të bëhet një bisedë serioze me pamjen e një maceje, qoftë edhe kaq të lezetshme sa kjo e filtrit.

Më pas gjykatësi Roy Ferguson sqaroi se një fëmijë kishte përdorur më parë kompjuterin e Rod Ponton dhe kishte vendosur filtrin e maces teksa luante.

Po si përfundoi gjyqi?

Ponton ia doli ta hiqte filtrin dhe gjithçka vazhdoi normalisht.

Ama gjykatësi ia tërhoqi veshin përmes një statusi ku shkruante: “Nëse fëmija juaj përdor kompjuterin tuaj, para mbledhjeve të rëndësishme kontrolloni mirë kamerën tuaj nëse të gjithë filtrat janë hequr”.

Situata të tilla qesharake gjatë takimeve online, viti i fundit ka njohur kushedi se sa.