Stil jete

Video emocionuese që tregon forcën e lidhjes nënë-fëmijë, edhe në botën e kafshëve

Video emocionuese që tregon forcën e lidhjes

Kjo është një video që tregon forcën e marrëdhënies nënë-fëmijë, edhe kur vjen fjala tek kafshët.

Mahale, një shimpanze nga kopshti zoologjik në Kansas, në SHBA, lindi në 15 nëntor 2022. Lindja u krye përmes prerjes cezariane pasi shtatzënia ndaloi zhvillimin. Menjëherë pas lindjes foshnja kishte probleme me frymëmarrjen.

Si rezultat i kësaj, duhej të trajtohej në spitalin veterinar të kopshtit zoologjik dhe të ndahej përkohësisht nga nëna e saj.

Për fat të mirë, i porsalinduri u shërua dhe pas 2 ditësh vëzhgimi mjekësor, ishte gati për t'u kthyer te nëna.


Ribashkimi emocionues

Në një video emocionuese, shimpanzeja e rritur hyn në dhomën e saj duke mbajtur një batanije të zbrazët, e trishtuar, deri kur dalloi mbi krevat fëmijën që i zgjati duart.