Stil jete

Video/ Dhurata e Shën Valentinit që një grua xheloze i dha burrit po bën xhiron e rrjetit

Video/ Dhurata e Shën Valentinit që një grua xheloze i dha burrit

Nëse për disa Shën Valentini ishte dita romantike kur kujtojnë kohët e shkuara, kur emocionohet nga kujtimet, kur hanë darka romantike, për Glorian nuk është kështu. Ajo e shndërroi në një ditë gazmore duke i dhuruar një kuti plot me foto. Nuk ishin fotot e tyre. Ishin fotot e profileve në Instagram të të gjitha vajzave që ai ndjek e që u pëlqen fotot.

Video/ Dhurata e Shën Valentinit që një grua xheloze i dha burrit

“ I kam blerë burrin këtë kuti të vogël të lezetshme dhe e mbusha atë me fotografi të të gjitha vajzave që ai ka pëlqyer në Instagram. Shpresoj që atij t’i pëlqejë!”, thoshte Gloria në Tik Tok.

Video bëri xhiron e aplikacionit. Disa qeshën, të tjerë e gjykuan si veprim xhelozie dhe për më tepër i papërshtatshëm për Shën Valentin. Të tjerë thanë se burri kishte gjithë të drejtën e botës të mërzitej.


Gloria postoi një tjetër video, si për t`i qetësuar të gjithë, ku tregonte se burri ishte i lumtur dhe se kishte qeshur me dhuratën.