Stil jete

Universiteti i Oksfordit shpall fjalën e vitit

Universiteti i Oksfordit shpall fjalën e vitit

Universiteti i Oksfordit shpalli fjalën “Rizz” si fjalën e vitit për shkak të popullaritetit të termit që Gen Z përdor për të përshkruar aftësinë e dikujt për të tërhequr, joshur dhe bërë për vete të tjerët.


“Rizz është një emër bisedor, i përcaktuar si stil, hijeshi ose aftësi për të tërhequr. Etimologjikisht, termi besohet të jetë një formë e shkurtuar e fjalës karizëm, marrë nga pjesa e mesme e fjalës, e cila është një model i pazakontë fjalëformimi Rizz mund të përdoret gjithashtu si folje dhe kjo shtrirje në pjesë të tjera të të folurit tregon se fjala po bëhet më e spikatur në gjuhë “, sipas faqes së internetit të Oxford University Press.

Fjala fituese zgjidhet çdo vit nga ekspertë që punojnë me botuesit e Oxford English Dictionary me katër finalistët e zgjedhur nga publiku me votim.