Stil jete

‘Unë nuk kam mitër, kurse Jennifer është shtatzënë’. Amy Schumer, në protestën për abortin

‘Unë nuk kam mitër, kurse Jennifer është

“Unë nuk kam mitër dhe ajo është shtatzënë, por ne jemi këtu gjithsesi”, kështu shkruante aktorja Amy Schumer në postimin e fotove nga protesta. Ajo shoqërohej nga Jennifer Lawrence, shtatzënë, në protestat që u zhvilluan në SHBA për abortin.

‘Unë nuk kam mitër, kurse Jennifer është

600 demonstrata nisën nga Teksasi dhe u shtrinë në gjithë 55 vende.

Amy Schumer i është nënshtruar një operacioni për heqjen e mitrës për shkak të endometriozës që i shkaktonte dhimbje të tmerrshme. Kurse Jennifer është në pritje të ëmbël.

Gjithsesi të dyja kanë dalë në mbështetje të grave që ligji synon t`i ndalojë të kryejnë abort pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Gratë dhe shoqëria civile e kundërshton këtë ligj me arsyetimin që shumica e shtatzënive kuptohen pas javës së gjashtë nga nënat. Kështu që ky ligj do ta bënte të pamundur abortin e një shtatzënie të paplanifikuar, ose të shkaktuar nga marrëdhënie inçesti apo aborti.