Stil jete

Trendi i çuditshëm viral rreth Perandorisë Romake i ka lënë gratë me pikëpyetje

Trendi i çuditshëm viral rreth Perandorisë Romake i ka

Javën e kaluar, në një mori videosh të publikuara në rrjetet sociale, gratë i kanë pyetur burrat se sa shpesh mendojnë për Perandorinë Romake.

Dhe për çudi, shumë burra janë përgjigjur se mendojnë për këtë mjaft shpesh – disa në baza ditore.

Sipas The Washington Post , trendi fillimisht filloi në Instagram kur Artur Hulu - një influencues i historisë nga Suedia- publikoi një video për 100,000 ndjekësit e tij ku thoshte:
“Zonja, shumë prej jush nuk [e kuptojnë] sa shpesh mendojnë burrat për Perandorinë Romake.”

Nga atje, gratë filluan t'u bënin pyetjen burrave të tyre dhe ndanë rezultatet e habitshme në mediat sociale.

Carson Daly, një prezantues amerikan, pranoi në "Today" se ai mendon për Perandorinë Romake çdo ditw.
"Së pari, filmi Gladiator është në pesë filmat më të preferuar të çdo djali," shpjegoi Daly. "Unë mendoj se është bërë pjesë e ... psikikës së të rinjve."

Ekspertët që kanë diskutuar trendin e mediave sociale kanë mendime të përziera nëse mendimet e shpeshta për Perandorinë Romake mund të lidhen me sjelljen regresive të meshkujve.

“Roma e lashtë ishte sigurisht patriarkale dhe e dhunshme”, tha Lewis Webb, një historian i Romës së lashtë në Universitetin e Oksfordit, për The Washington Post n. "Por ishte gjithashtu një vend i larmishëm: kishte forma të shumta mashkulloriteti, gratë mund të kishin lirinë dhe fuqinë, dhe kishte shprehje dhe identitete të shumta gjinore, si dhe seksualitete të ndryshme."

Por, cili është versioni femëror i të menduarit për Perandorinë Romake? TikToker Sophisticated Spreads shtroi pikërisht atë pyetje. Këtu janë disa përgjigje që ajo mori: Gjykimet e Shtrigave të Salem, Princesha Diana , Titaniku, Romanovët.