Stil jete

Në anën e Jolie kur u nda nga Brad dhe Monika Lewinsky-t pas skandalit me Clinton. Njihuni me gruan që të famshmit kërkojnë kur janë në krizë

Judy Smith ishte në anën e Angelina Jolie kur u divorcua nga Brad Pitt dhe po ashtu në anën e Monica Lewinsky kur shpërtheu skandali i historisë së saj të dashurisë me Bill Clinton. Po kush është gruaja që të famshmit telefonojnë kur janë në krizë?

Në anën e Jolie kur u nda nga Brad dhe Monika Lewinsky-t pas skandalit

Judy Smith mban gjithmonë një çantë gati në gardërobën e saj. Brenda kësaj çante gjenet një kostum i bardhë, një palë pantallona të bardha rezervë, një çantë tualeti, një palë këpucë dhe pasaporta. Të gjitha të bardha, sepse është ngjyra e saj e preferuar. Smith e quan “çanta e emergjencës” pasi aty ka gjithçka që i duhet nëse një klient e telefonon në mes të natës.

Me avion privat niset drejt njeriut që e ka telefonuar menjëherë avokatja sot 62 vjeçare.

Ajo e di mirë që kur dikush e telefonon, nuk ka kohë për të humbur.

Për tre dekada Smith ka punuar në menaxhimin e krizave. Ka ndihmuar klientë të nivelit të lartë, nga personazhe të artit dhe showbizit, deri tek CEO-t më të fuqishëm.

Detyra e saj është që pavarësisht skandalit, ta sigurojë klientin që figura e tij do të dalë e pastër. Smith punoi në prapaskenë, paralelisht me gjyqin që marka Jolie të mos dëmtohej. Ajo koordinoi punët filantropike të aktores duke krijuar një strategji të mençur PR.

Në anën e Jolie kur u nda nga Brad dhe Monika Lewinsky-t pas skandalit

Smith është njeriu që shpëtoi karrierën e ASAP Rocky kur u akuzua për sulm seksual dhe ishte në krah të Monica Lewinsky-t kur shpërtheu skandali i lidhjes së saj dhe Bill Clinton, në atë kohë president i Shteteve të Bashkuara.

Smith është lindur, rritur dhe jeton në Washington. Është e hapur dhe e afërt me klientët e saj.

Së fundmi ka punuar edhe me fushatën “Black Lives Matter”, si një grua me ngjyrë e ka ndjerë detyrë ligjore dhe morale. Po, ajo është e butë dhe e dashur me klientët e saj, por në sallën e gjyqit mbetet një profesioniste me përvojë që nuk i kursen pyetjet për të mbrojtur klientët e saj.

Nëse po të duket frymëzuese e gjithë historia e saj, e tillë është. Ndaj edhe “Scandals” është krijuar. Personazhi kryesor mishëron pikërisht atë, Judy Smith.

Në anën e Jolie kur u nda nga Brad dhe Monika Lewinsky-t pas skandalit

Ishte 7 vjeçe kur zgjidhi konfliktin e parë në një zënkë në lagje.

“Gjithmonë e kam bërë këtë. Është si organike për mua. Është pjesë e ADN-së sime”, thotë sot Smith.

Nëna e saj ishte sekretare gjatë ditës dhe punonte si pastruese natën. Babai i saj ishte shofer.

Judy Smith ka qenë gruaja e parë afrikano-amerikane që shërbeu si redaktore ekzekutive e Law Review. Ka qenë zv.sekretare shtypi në kohën e Presidentit George HW Bush.

Në anën e Jolie kur u nda nga Brad dhe Monika Lewinsky-t pas skandalit

Ndodhej me familjen në pushime kur telefoni i saj binte pa pushim dhe iu kërkua të mbronte Monica Lewinsky-n. Ishte në mëdyshje, derisa e takoi vetë përballë.

‘Ajo ishte në një situatë të vështirë dhe kishte nevojë për mbështetje. Sinqerisht, kur e takova, e ndjeva se duhej. Ndjeva se nuk kishte zgjidhje tjetër. Po mendoja për çështjen gjashtë apo shtatë muaj më parë, duke e vënë veten në vendin e saj. Tani është ndryshe. S`është aq e lehtë, mendova”, tregon për çështjen Lewinsky.

Në anën e Jolie kur u nda nga Brad dhe Monika Lewinsky-t pas skandalit

Rregulli kryesor i Smith është: më trego gjithçka. Megjithatë ajo është e vetëdijshme që shpesh e vërteta del me faza. Nuk del njëherësh. Ajo e di se është e vështirë që dikush që sapo të ka takuar të të thotë gjithë të këqijat që ka bërë.

Smith tregon se nuk është gati për të dalë në pension. Ajo dhe grupi i saj i punës do të vazhdojnë më gjatë.

“Kur të jem gati për t`u tërhequr, do t`ju njoftoj”, thotë ajo.