Stil jete

TikTok po u mëson njerëzve si të abortojnë!

TikTok po u mëson njerëzve si të abortojnë!

Si të bësh abort përmes barishteve dhe erëzave? Ky është trendi (nëse mund ta quajmë kështu) i TikTok. është promovuar nga disa përdorues dhe është shpërndarë me shpejtësi përzierja e përbërësve.

Megjithatë, procedura është shumë e rrezikshme dhe mund të rrezikojë seriozisht shëndetin e vajzave dhe grave.

Sipas disa krijuesve të kësaj recete me barishte të tilla si nenexhiku, kanella, majdanozi e disa të tjera, mund të nxitet një abort. Procedura që duhet ndjekur është identike me atë për përgatitjen e çajit: përdoruesit kanë shpjeguar se, për të marrë rezultatin e dëshiruar, këto barishte duhet të futen në ujë të nxehtë për disa minuta.

Mjekët dhe ata popullorë gjithashtu kanë ngritur menjëherë alarmin, duke pohuar se marrja e këtyre bimëve mund të jetë potencialisht e dëmshme për trupin. Gjithashtu nuk ka asnjë provë që ato vërtet funksionojnë.

Marrja e këtyre bimëve mund të jetë shumë e rrezikshme. Dozat e bimëve që duhen marrë që ky trajtim të jetë efektiv janë aq të larta sa praktikisht janë gjithmonë toksike për shtatzënën apo fetusin. Kështu shprehen mjekët.

Ky trend i rrezikshëm i TikTok u bë viral në fund të qershorit nën hashtags #pennyroyaltea dhe #mugwort dhe videot janë parë dhjetëra miliona herë. Raportet e ndryshme përfundimisht e detyruan platformën sociale të heqë videot.

Disa studime kanë zbuluar se rreth një e treta e grave janë përpjekur të përdorin rrugët e ashtuquajtura popullore për t'i dhënë fund shtatzënisë. Shumë prej bimëve të diskutuara në TikTok përmbajnë kimikate që mund të çojnë në efekte anësore potencialisht vdekjeprurëse. Nenexhiku, për shembull, është përdorur prej kohësh si një ilaç kundër insekteve.

Megjithatë, kur gëlltitet në një formë vaji të koncentruar, është edhe më shumë toksik, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit. Edhe vetëm një lugë gjelle mund të shkaktojë të fiktë, kriza, arrest kardiak, koma, dëmtim të mëlçisë dhe dështim të shumë organeve. Nëse merren në doza të larta dhe në forma të caktuara, majdanozi, cohosh blu dhe mugëort mund të jenë gjithashtu helmues.

Për më tepër, në një anketë të vitit 2020 të botuar në revistën JAMA Network Open, studiuesit zbuluan se nga më shumë se 7000 gra që thanë se i menaxhonin vetë abortet e tyre, rreth 38 përqind kishin përdorur barishte.