Të gjitha shenjat që tregojnë se njeriu që keni përballë është zemërlig

Fatkeqësisht jo të gjithë njerëzit kanë zemër të madhe. Për shkak të rrethanave të jetës ka nga ata që nuk kanë fort qëllime të mira. Për t`i dalluar, ki parasysh 6 karakteristika.
Shtrembërojnë gjërat
Njerëzit me zemër jo të mirë shtrembërojnë gjithçka që ndiejnë në mënyrë që të tjerët të jenë gjithmonë fajtorë ose përgjegjës për situata negative. Shkurt, viktimizohen.
Ata janë fallso edhe me veten e tyre
Njerëzit me zemër të keqe nuk janë të vërtetë as me veten e tyre. Të mësuar të jetojnë në gënjeshtra, shumë herë ata përfundojnë duke besuar se gënjeshtrat e tyre janë të vërteta.
Të papërgjegjshëm ndaj gabimeve të tyre
Ata kurrë nuk e pranojnë përgjegjësinë e tyre për gabimet e bëra ose kur situatat marrin një kthesë të papritur.
Nuk ndihen fajtorë
Qëndrimet e tyre lëndojnë, por nuk u intereson. Në fakt, atyre nuk u intereson aspak pasoja. Nëse ju jeni mënyra e tyre e vetme për të marrë diçka, ata do t'ju përdorin pa mëshirë.
Nuk flasin për lajme të mira
Njerëzit e këqij kënaqen duke shkaktuar trishtim dhe vuajtje. Për këtë arsye ata flasin pothuajse ekskluzivisht për tema që mund të shkaktojnë trishtim, siklet, dhimbje por përjashtojnë të gjitha informacionet që mund të sjellin gëzim ose kënaqësi te të tjerët.
Rezistenca për të pranuar realitetin
Njerëzit e këqij pranojnë të shohin vetëm ato që u përshtaten. Sidomos kur diçka nuk është në rregull me planet e tyre, ata manipulojnë gjithçka që munden për ta kthyer situatën në avantazhin e tyre.
Këta janë njerëz toksikë nga të cilët duhet të mbani distancë nëse është e mundur.