Stil jete

‘Të gjitha në shtëpi’. Një film që tregon jetën e grave në karantinë

‘Të gjitha në shtëpi’. Një film që tregon

Izolimi u përjetua dhe po përjetohet ndryshe nga çdo njeri. Po gratë si e përjetuan?

Italia do ta tregojë përmes një filmi dokumentar të titulluar “Tutti a casa”. Premierën do ta ketë në 8 mars pikërisht në ditën e gruas. Filmi do të transmetohet në LA7D në orën 21:30.

Ideja për këtë film lindi nga 16 profesioniste nga bota e argëtimit dhe komunikimit. Ato u mblodhën online për ta organizuar gjithçka. Iu kërkuan grave të moshave të ndryshme dhe shtresave sociale të ndryshme të dërgojnë video, të bëra me telefon, në të cilat do të tregonin se si po e përjetonin karantinë e detyruar.

U dërguan rreth 8,000 video nga rreth 500 gra.

Filmi u prodhua për 3 muaj dhe tejkaloi cakun e 15,000 eurove.