Stil jete

Stina e ‘prangosjes’, 10 shenjat që tregojnë se dikush ju do sa për të kaluar dimrin

Stina e ‘prangosjes’, 10 shenjat që tregojnë se dikush ju

Është zyrtarisht sezoni i prangave, një kohë magjike kur rënia e temperaturave dhe ngjarjet e ndërlikuara të Krishtlindjeve i bën njerëzit të duan çmendurisht të krijojnë lidhje.

Dëshira e çmendur për të mos qenë beqar për muajt e ftohtë mund ta bëjë daljen në takime një fushë paksa të minuar.

Disa njerëz, me të vërtetë, do të duan të jenë me ju vetëm derisa të vijë pranvera, ndërsa të tjerë do të kënaqen me njerëzit krejtësisht të gabuar për ta, vetëm e vetëm për të mos qëndruar single.

Është thelbësore të jeni në vëzhgim për këto lidhje që vijnë si pasojë e dëshirës së të tjerëve për të mos qenë vetëm në dimër, në mënyrë që të dini saktësisht se në çfarë ‘valle’ po futeni.

Por si mund ta dalloni kur dikush ju do vetëm për hir të të mos qëndriarit vetëm në dimër dhe ka të ngjarë t’iua thyejë zemrën ndërsa moti fillon të ngrohet përsëri?

Eksperti i marrëdhënieve Neil Ëilkie zbërthen 10 shenjat paralajmëruese:

1- Nuk flisni kurrë për të ardhmen

2- Komunikimi nuk thellohet kurrë

3- Në fakt nuk dini shumë për ta

4- Nuk takoni familjen apo miqtë e tyre

5- Prit, po të fshehin?

6- Mungon lidhja reale

7- Nuk ka asnjë angazhim të vërtetë

8- Është argëtuese, por ndihet pak bosh

9- Nuk ka rritje

10- Nuk ka besim

Tiranapost.al