Stil jete

Sot hyrja në çdo muze dhe park arkeologjik është falas

Sot hyrja në çdo muze dhe park arkeologjik është falas

Nëse ke një muze që nuk e ke vizituar akoma apo një park arkeologjik ku do të kalosh pasditen, sot mund të hysh falas.

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, kushdo që do të shkojë për një vizitë, nuk do të paguajë.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama në një status në Facebook, ku poston njëherësh videon 3D të projektit për Muzeun Hebraik. Ky muze do të ndërtohet në Vlorë nga studioja “Kimmel Eshkolot Architects” nga Tel-Avivi, Izrael.


“Ka munguar për shumë kohë në vendin tonë një muze që tregon për një prej faqeve më të arta të historisë së shqiptarëve, që është historia e shpëtimit të hebrejve, për të cilën në këtë vend nuk ka asnjë adresë, akoma. Jam realisht i kënaqur që sot hedhim një tjetër hap drejt krijimit të adresës së parë të kësaj historie, një muze hebraik në Vlorë ku ka pasur një komunitet të rëndësishëm hebre dhe ku është mundësia të ngihet një strukturë e tillë në lagjen ku ishte i përqëndruar komuniteti hebraik i Vlorës” tha Kryeministri Rama dje.