Sot Halloween, por si ndikon kjo ditë në shëndetin mendor?
Nga Eleonor Segall/ Për mua Halloween-i është një moment i mrekullueshëm i vitit. Më pëlqen të vishem si ndonjë personazh e të shkoj në party më 31 tetor. Por jam e vetëdijshme se vuaj nga depresioni dhe ankthi. Ndonjëherë përpiqem të shoqërohem me njerëz apo t’u hap derën fëmijëve të vegjël të maskuar atë natë. Por për mua është një situatë e vështirë. Dhe mesa duket nuk jam e vetmja që ndihem kështu. Sipas faqes No Panic, një raport i vitit 2013 tregonte se ka 8.2 milion njerëz në Angli që përjetojnë ankth, kështu që Halloween-i me qëllimin për të të frikësuar, mund të jetë një event i vështirë për shumë njerëz. Nuk do doja të shihja kostume të stigmatizuara të pacientëve që kanë probleme të shëndetit mendor apo mbledhjes në një vend të frikshëm duke treguar histori të tilla. Isha kurioze të gjeja se si ndikon Hallowee-ni në në shëndetin mendor kështu drejtova një sondazh në Twitter. Nga 146 njerëz që morën pjesë në sondazh ) edhe pse e di që është një numër i vogël), rezultoi se për 63% Halloween ishte një event që nuk i shqetësonte aspak, 28% thanë se e prisnin me qejf të madh dhe vetëm 9 % thanë se ishte një gjë e tmerrshme për shëndetin e tyre mendor.
Laura Peters, këshilltare e qëndrës Rethink Mental Heakth tregoi për Metro: Për shumë, sidomos të rinj, Halloween është një mundësi për tu argëtuar. Nëse jeton me ankth social, trokitja e derës në orët e vona të natës mund ta përkeqësojë situatën. Por të gjithë të prekurit duhet të marrin situatën në kontroll. Është mirë që të gjithë të përgatiten mendërisht se Halloween-i do ketë veshje të frikshme, muzikë ankthioze që vendoset nëpër makina, qirinj dhe kunguj edhe nëpër rrugë. Është e nevojshme të përgatiteni për këtë natë dhe të bëni ushtrime për frymëmarrjen. Nëse nuk keni dëshirë të merrni pjesë, mjafton të qëndroni në shtëpi. Në derën e shtëpisë mund të lini një shënim: Nuk dëshiroj t’ju jap karamele apo ëmbëlsira apo të marr pjesë! Në përgjithësi tetori është muaji i ndryshimeve apo siç njihet depresioni sezonal, dhe kjo situatë është deri në ditën e fundit të muajit.
Amy Hutson, eksperte e çështjeve të shëndetit mendor thotë: 'Halloween mund të jetë një ‘festë’ e vështirë për njerëzit me probleme të shëndetit mendor. Nëse ndjeni që Halloween është event me ngarkesë të madhe psikologjike, mendoni se çfarë mund t’ju ndihmojë që të hiqni mendjen. Mund të qëndrosh në shtëpi me njerëz të tjerë. Nëse dikush i bie derës, mund ta hapë një mik apo familjari juaj. Mund të përdoret edhe metoda 5-4-3-2-1, që përfshin përqendrimin në pesë shqisat tona.
*Eleonor Segall- blogere dhe gazetare e pavarur.