S`ka më punë nga shtëpia. Amazon i kërkon të kthehen në zyrë
E Martë 17 Shtator 2024, 10:25
TiranaPost
Puna nga distanca mori fund. Amazon u ka bërë një mesazh të gjatë punonjësve dhe u kërkon të kthehen në zyrë për pesë ditë jave.
Emailin e ka shkruar vetë CEO, Andy Jassy.
Nga pandemia e deri tani, punonjësit e Amazon punonin nga zyra 3 ditë në javë. Tashmë, me vendimin e ri, punonjësit kanë kohë deri në 2 janar për të shkuar në zyrë pesë ditë në javë.
Amazon gjithashtu planifikon të thjeshtojë strukturën e saj të korporatës duke pasur më pak menaxherë dhe më shumë punonjës, në mënyrë që të rrafshojë organizatat.