Stil jete

Simona Ventura dhe Giovanni Terzi, kurorëzojnë dashurinë në martesë

Simona Ventura dhe Giovanni Terzi, kurorëzojnë dashurinë në

Të shtunën e 6 korrikut, prezantuesja italiane, Simona Ventura dhe Giovanni Terzi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ceremonia elegante, u zhvillua në plazh në qytetin Emilia- Romagna, shumë i dashur për ta. Mes 200 të ftuarve ishin të pranishëm edhe disa VIP, nga Eleonora Daniele Alba Parietti, Paola Barale dhe Milly Carlucci.

Fjalimi i Simona Venturës për bashkëshortin e saj, gazetar dhe shkrimtar, ishte emocionues dhe herë-herë ironik. "U takuam në një darkë, u njohëm, u mbajtëm për dore dhe më nxorre nga rëra e gjallë ku isha ngecur. Të dua sepse nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërcejmë së bashku dhe pse nuk kam lexuar kurrë një nga librat e tu, nuk më bën të ndihem keq për këtë. Të dua sepse siç thotë miku ynë Jova, ma more jetën dhe ma zbukurove . Për këtë dhe një milion arsye të tjera të dua dhe sot martohem me ty."

Simona Ventura , 59 vjeç dhe Giovanni Terzi, 60 vjeç, u takuan për herë të parë gjashtë vjet më parë, dhe filluan një histori dashurie. Për Giovanni Terzin kjo është martesa e tretë. Gruaja e tij e parë fatkeqësisht ndërroi jetë, ndërsa martesa e dytë përfundoi me divorc. Simona martohet për herë të dytë , pas martesës së saj të parë me ish-futbollistin Stefano Bettarini , baba i dy fëmijëve të saj.