Stil jete

Si të kombinojmë çizmet në sezonin e dimrit?

Si të kombinojmë çizmet në sezonin e dimrit?

Çizmet deri në gjunjë janë artikujt e veshjeve më në modë për këtë sezon. Sa më shumë material të ngjitet në këmbë, aq më ngrohtë do të ndiheni. Çizmet e gjata përveç ngrohtësisë dhe rehatisë do ju bëjnë të dukeni më elegante. Ju nuk keni nevojë të sakrifikoni pamjen e bukur për të mbijetuar në temperaturat e ulëta.

Shpesh, veshja e çizmeve deri tek gjuri është e thjeshtë: zakonisht vishen xhinse të ngushta dhe një pulovër e gjerë. Por, ka edhe ide të tjera si mund ti kombinoni çizmet me veshjet tuaja në këto muaj të ftohtë dimri.

Me një Romper

Si të kombinojmë çizmet në sezonin e dimrit?

Një ndër pjesët më të sikletshme që zgjidhet për tu kombinuar me veshjet janë aksesorët. Romper është zgjidhja juaj për këtë problem. Romper vishet me çizme por njëkohësisht shërben edhe si veshje që ka brenda aksesorë. Ju nuk keni pse të shqetësoheni më për akseorët që do iu duhet të kombinoni.

Një “mini” fund për tu dukur sa më tërheqëse

Si të kombinojmë çizmet në sezonin e dimrit?

Nëse vendosni të dilni në club ose me shoqet ose në ndonjë vend tjetër dhe keni menduar për çizme të gjata, shtojini dhe mini fundin sepse kombinimi i të dyjave jep një pamje të mrekullueshme.

Me streçe

Si të kombinojmë çizmet në sezonin e dimrit?

Vishin çizmet tuaja me streçe lëkure apo edhe material tjetër dhe do të dukeni super elegante. Nëse keni dhe këmbë të gjata jeni në avantazh sepse trupi jauj do të duket më tërheqës se kurrë.

Me fustan të shkurtër

Si të kombinojmë çizmet në sezonin e dimrit?

Do të ngjani aq bukur dhe aq elegante sa jam e sigurt që do të doni ta vishni përsëri këtë kombinim. Të gjithë do kthejnë kokën anash për të parë më shumë se dy herë.

Me një fund poshtë gjurit

Si të kombinojmë çizmet në sezonin e dimrit?

Epo edhe ky është një kombinim që duhet provuar patjetër. Nëse koha është më shi, ky kombinim është perfekt. Ju do të dukeni dhe bukur por do të ndiheni dhe ngrohtë.

Tiranapost.al