Stil jete

Si ta kuptoni nëse partneri është i dashuruar me ju?

Si ta kuptoni nëse partneri është i dashuruar me ju?

Burrat nuk janë gjithmonë ekspresivë dhe e mbajnë zemrën e tyre shumë të “kyçyr”. Ata shpesh tregojnë dashurinë ose emocionet e tyre në mënyra të ndryshme që mund të kalojnë pa u vënë re nga ju.

Më poshtë këni disa veprime që meshkujt i bëjnë kur janë vërtet të dashuruar me një femër:

Të prezanton me miqtë dhe familjarët

Kur burrat janë vërtet të dashuruar, ata e prezantojnë dtë dashurën e tyre me miqtë, madje edhe familjen. Ai gjithashtu mund të fillojë t'ju çojë në vendet e tij të preferuara.

Mendimet tuaja kanë rëndësi

Nëse një djalë fillon të kujdeset për ju dhe fillon të kërkojë mendimin tuaj për gjëra të tjera përveç kafenesë ku duhet të shkoni, kjo do të thotë se ai është i dashuruar me ju.

Kujdes për të mos të lënduar

Nëse ai po përpiqet shumë që të mos ju lëndojë dhe është i kujdesshëm në gjërat që ju thotë për të mos ju ofenduar, kjo tregon se ai ka interes të veçantë për ju.

Mënyra se si ai ju shikon

Edhe pse mund të mos e shprehi me fjalë, sytë e tij flasin shumë. Vështrimi i tij i butë dhe i ëmbël kur sytë tuaj përplasen tregon se ai është i dashuruar me ju.

Ju jeni prioritet për të

Nëse ai ju do, ju do të bëheni me të vërtetë prioriteti i tij. Ai do t’ju zgjedhë ju para çdo personi tjetër dhe i jep rëndësi të veçantë takimeve tuaja.

Tiranapost.al.Z.B