Stil jete

Si kanë lindur festat me pizhame dhe ritualet e frikshme që bëheshin dikur

Si kanë lindur festat me pizhame dhe ritualet e frikshme që

Festat me pizhame, pra ‘Pyjama Parties’ njëherë e një kohë kanë pasur më shumë rëndësi për shoqërinë sesa thjesht një festë.

Sipas studiueses së folklorit Alina Mansfield, festat me pizhame nuk janë thjesht takime të thjeshta me shoqesh, por ato kanë përfaqësuar gjithmonë rite të caktuara. Festat me pizhame shënojnë kalimin nga fëmijëria në feminitet.

Disa rituale detyronin gratë të izoloheshin sipas traditave të fisit autokton amerikan Hupa. Kur vajzat i afroheshin pubertetit dërgoheshin të jetonin në një të ashtuquajtur 'lozhë hënore' ku ishin nën drejtimin e 'ndihmuesve shpirtërorë'.

Edhe pse kjo festë ka lindur zyrtarisht para viteve 1800 është e pamundur gjetja e dëshmive, dokumenteve. Kjo për shkak se festat me pizhama konsideroheshin tabu po ashtu si masturbimi.

Mjeku amerikan i shekullit të nëntëmbëdhjetë, William Whitty Hall, paralajmëroi prindërit se djemtë dhe vajzat mësuan të masturbojnë duke fjetur së bashku. Rrjedhimisht, Hall dënoi festat me pizhame për shkak të faktit që fëmijët humbnin energjinë dhe forcën e trupit.

Frojdi tregoi më vonë se masturbimi ishte pjesë e zhvillimit të fëmijërisë dhe ishte problematik vetëm nëse një fëmijë nuk e kalonte këtë fazë. Festa e parë me pizhame në histori, dëshmitë e së cilës kanë ardhur deri tek ne, daton në vitin 1896 dhe pjesëmarrëse ishin shtatë vajza.

Lojëra me shtriga, me kafshë dhe të frikshme janë luajtur në festa të tilla. Ato supozohej se ndihmonin vajzat me frikërat rreth rritjes, pubertetit, menstruacionet, e ardhmja dhe ndryshimet në trupin e tyre me rritjen.