Kur shikojmë një ylber, shohim çdo ngjyrë
që mund ta imagjinojmë. Përveç njërës - ngjyrës magenta.
Nuk ka gjatësi vale të dritës për magentën. Pra nuk është aty. Gjithsesi truri ynë arrin ta shohë atë, por si?
Sytë tanë i zbulojnë ngjyrat nga tre qeliza konike të specializuara. Secila prej tyre zbulon gjatësi vale të ndryshme: të kuqe, jeshile dhe blu.
Por truri ynë bën një hap të çuditshëm njohës për të perceptuar magentan, një ngjyrë rozë-vjollcë-e kuqe, kur dy nga konet marrin një sinjal nga drita e kuqe dhe blu. Pra kur prezente janë e kuqja dhe bluja bashkë.
Le të quhet kjo një superfuqi e trurit. Një ndër shumë të tilla.