Stil jete

Si dyfishohet çdo vit pasuria e Chiara Ferragnit

Si dyfishohet çdo vit pasuria e Chiara Ferragnit

Viti 2022 ishte një vit rekord për kompanitë e drejtuara nga Chiara Ferragni Fenice dhe Tbs Creë.⁠

Fenice srl, 100% në pronësi të Chiara Ferragni, e mbylli vitin 2022 me të ardhura prej 14.2 milionë euro dhe një qarkullim prej 61 milionë. Objektivi për vitin 2023, siç deklaroi menaxheri i përgjithshëm Fabio Maria Damato, është të shkojë nga 61 në 71 milionë. Ndërsa për Tbs Creë, ku 32,5% e aksioneve i përkasin vetë kompanisë Sisterhood të Ferragni-t, shifrat flasin për të ardhura që u rritën me +105% midis 2021 dhe 2022, duke shkuar nga 7,1 milionë në 14,6 milionë euro.⁠

Muajt ​​e fundit është hedhur hipoteza për hyrjen e aksionerëve të rinj, por Chiara Ferragni ka mohuar shitjen e aksioneve, edhe për shkak se ka shumë projekte në lojë në të ardhmen e afërt për markën dhe për Fenice.

Si dyfishohet çdo vit pasuria e Chiara Ferragnit

“Për një gjë jam e sigurt dhe do të doja që të gjithë të jenë të sigurt, brenda kompanisë dhe operatorëve financiarë, aksionet e mia nuk janë në shitje. Të dyja kompanitë janë projekte jete dhe pune, por edhe evolucion i një ëndrre dhe një vizioni që dua të vazhdoj të rriten së bashku me njerëzit që janë pranë meje,” shpjegon Chiara Ferragni.

Si dyfishohet çdo vit pasuria e Chiara Ferragnit

Pas bizhuterive, që shënuan një xhiro prej 11 milionë eurosh kundrejt 5 që pritej, parfumi i parë duhet të mbërrijë në pranverën e vitit 2024. Por kërcimi i vërtetë në cilësi do të vijë në shtator të vitit të ardhshëm, kur do të hapet dyqani i parë Chiara Ferragni në Romë.

“Moda ka qenë gjithmonë pasioni im dhe do të vazhdojë të jetë i tillë, por gjithashtu kam mësuar ta konsideroj një sfidë sipërmarrëse, të cilën e çoj përpara dhe përpiqem ta fitoj falë një ekipi fantastik dhe familjes sime”, thotë Ferragni.

Si dyfishohet çdo vit pasuria e Chiara Ferragnit