Stil jete

Si do të ishte një ofiçinë ideale për gratë? Aty ku rregullohet makina, por edhe flokët e thonjtë

Si do të ishte një ofiçinë ideale për gratë? Aty

Po sikur të çosh makinën për të rregulluar, për të bërë shërbimet apo çdo arsye tjetër dhe teksa pret t`i bësh shërbimet edhe vetes? “Girls Auto Clinic” e ka bërë realitet këtë. Pronarja, një inxhiniere mekanike, Patrice Banks krijoi ofiçinën ideale për gratë.

Ofrimi i shërbimeve estetike në një servis makinash nuk synon vetëm të menaxhojë më së miri kohën, por edhe të afrojë më shumë gratë me automobilat dhe të ëmbëlsojë vajtjen në servis.

Një tjetër arsye pse ky servis ka shumë sukses është edhe qasja që mekanikët burrat kanë ndaj grave që shkojnë për të rregulluar makinat dhe nuk kanë aq informacion sa burrat.