Stil jete

Si do të dukeshin 6 pjesë trupi nëse do ishin perfekte?

Si do të dukeshin 6 pjesë trupi nëse do ishin perfekte?

Trupi ka evoluar dhe ndryshuar me kalimin e kohës. Nëse mendon se është larg perfeksionit, do ndryshosh mendim në fund.

Kocka e legenit

Si do të dukeshin 6 pjesë trupi nëse do ishin perfekte?

Mund të ishte edhe perfekte, njësh me trupin, por nëse do të ishte kështu, gratë do ta kishin të pamundur të mbanin dhe lindnin fëmijë. Kocka e legenit shërben pikërisht për procesin e mbajtjes dhe lindjes së fëmijës, përndryshe do dilte nga kërthiza.

Gjoksi tek meshkujt

Si do të dukeshin 6 pjesë trupi nëse do ishin perfekte?

Janë të padobishme dhe madje indi pas tyre mund të jetë shkaktar për kancerin. Burrat kanë thithka me shumë gjasë sepse ato kanë mbetur aty që prej krijimit në bark. Ato formohen para se të krijohet gjinia.

Shtylla kurrizore

Si do të dukeshin 6 pjesë trupi nëse do ishin perfekte?

Sipas hulumtimit, dhimbja e shpinës që kanë përjetuar 65 milionë amerikanë, qoftë edhe vetëm një herë, është për shkak të së kaluarës sonë evolucionare. Kur ecnim këmbë e duar, kurba e shtyllës kurrizore ishte e përsosur, duke siguruar që organet të sistemoheshin rehat. Pra, nuk i bëhej asnjë presion shpinë. Tani që ecim, shtylla kurrizore është detyruar të lakohet në mënyrë që të lërë hapësirë për organet.

Zgjidhja: Për të na lehtësuar dhimbjet e shpinës, duhet të fillojmë të ecim përsëri me të katër gjymtyrët.

Këmbët

Si do të dukeshin 6 pjesë trupi nëse do ishin perfekte?

Ne kemi shumë kocka (26) në secilën nga këmbët tona, gjë që i bën ato të prirura për dhimbje dhe lëndime. Kjo sepse paraardhësit tanë majmunët kishin nevojë të kepeshin dhe mbaheshin nëpër degë. Sidoqoftë, tani, nuk na duhen për këtë.

Zgjidhja: Duhet të kemi këmbë struci, të cilat kanë më pak kocka. Ajo që shihni tek një struc nuk janë gjunjët prapa, por përkundrazi, nyjet e kyçit. Kjo i bën këmbët e tyre më pak të prirura për dëmtime dhe i ndihmon ata të vrapojnë shpejt.

Fyti

Si do të dukeshin 6 pjesë trupi nëse do ishin perfekte?

Ne lehtësisht mund të mbytemi, sepse kemi vetëm pak përplasje indesh që mbulojnë gypin tonë. Kur gëlltisim, ind i quajtur epiglotë mbulon gypin e frymëmarrjes traken në mënyrë që ushqimi të zbresë në tubin e ushqimit në ezofag dhe të arrijë stomakun. Mbytja ndodh kur indi i gëlltitjes nuk reagon në kohë.

Zgjidhja: Do të duhet të heqim dorë nga aftësia për të folur. E vështirë!

Dhëmbët

Si do të dukeshin 6 pjesë trupi nëse do ishin perfekte?

Njerëzit si shumica e gjitarëve, kanë vetëm 2 grupe dhëmbësh, të qumështit dhe të të rriturve. Kur mendon sa shpejt prishen dhe sa para shpenzon me to e kupton që janë një pjesë e trupit me goxha të meta. Në të kaluarën, dhëmbët e qenit përdoreshin për përtypjen e mishit dhe molarët, për bimët.

Zgjidhja: Ndoshta dhëmbët kangur do të ishin më të mirët. Kjo sepse sapo dhëmbët e tyre prishen, ata zëvendësohen duke rënë dhe duke dalë të tjerë.