Stil jete

Shtyjini pushimet! 15 mijë e 700 fluturime janë anuluar në aeroporte

Shtyjini pushimet! 15 mijë e 700 fluturime janë anuluar në

Vera premton të jetë e nxehtë në të gjitha kuptimet. Mbi 15,700 fluturime të anuluara në qiellin evropian deri tani. Shitje biletash të pezulluara të distancave të shkurtra për një javë nga British Airways dhe greva nga Lufthansa.

Situata është përmirësuar pjesërisht në krahasim me qershorin dhe korrikun, kur rinisja e fluturimeve me pikun e parapandemisë i gjeti linjat ajrore dhe aeroportet të papërgatitur.

Shumica e linjave kishin mbetur me staf të reduktuar që prej pandemisë. Po megjithë përmirësimin e ditëve të fundit, as gushti nuk do jetë pa probleme.

"Pritet një gusht i nxehtë dhe operatorët janë shumë të shqetësuar", thotë Ivana Jelinic, presidente e Fiavet (shoqata e kompanive të udhëtimit të Confcommercio). Sepse në rast anulimi apo vonese fluturimi, barra logjistike dhe ekonomike e ndërprerjeve bie mbi agjencitë dhe operatorët turistikë, që sipas direktivave europiane duhet të garantojnë asistencë dhe zgjidhje alternative për klientët.

Por ndikimi i këtij kaosi në trafikun ajror tek operatorët nuk kufizohet vetëm në kostot dhe vështirësitë që duhen përballur menjëherë. Problemi është se kjo situatë duket se ka dekurajuar javët e fundit disa udhëtarë, të paktën ata që ende nuk i kishin rezervuar pushimet, të cilët preferuan të ndryshojnë destinacionin ose të shtyjnë nisjen e tyre për në shtator.