Stil jete

Shtëpia sekrete e Kate dhe William ku kalojnë një pjesë të vitit

Shtëpia sekrete e Kate dhe William ku kalojnë një pjesë

Meqë janë mbretërorë kanë disa shtëpi të dhuruara nga mbretëresha. Ndërkohë që shumica e njerëzve njohin vetëm dy, apartamentin në Kensington Palace dhe rezidencën Anmer Hall (ku kalojnë shumicën e kohës), kanë edhe një të tretë, sekret.

Sipas The Sun, këtë ia ka dhuruar William-it Nëna Mbretëreshë, para se të vdiste në vitin 2002.

Shtëpia sekrete e Kate dhe William ku kalojnë një pjesë
Shtëpia e mbretëreshës në Balmoral

Shtëpia ndodhet ne Skoci në rezidencën Balmoral, aty ku mbretëresha aktuale e Anglisë kalon verën dhe quhet Tam-Na-Ghar cottage.

Nëse po pret ndonjë foto nga kjo shtëpi, nuk do e gjesh. Përndryshe nuk do të quhej shtëpia sekrete.

Gjithë prona e Balmoral është gjigante. Familja mbretërore e zotëron falë blerjes nga bashkëshorti i Mbretëreshës Victoria, Princi Albert. Ka gjithsej 150 ndërtesa, duke përfshirë rezidencën private të Princit Charles, Birkhall, dhe një ndërtesë të quajtur Craigoëan Lodge, ku Mbretëresha shpesh qëndron në verë. Diku aty gjendet edhe shtëpia sekrete e William dhe Kate.