Stil jete

‘Është shumë vonë’. Kështu u përgjigjem pacientëve në gjendje të rëndë me Covid që më luten për një vaksinë!

‘Është shumë vonë’. Kështu u

Një mjeke ka zbuluar pendesën e madhe që pacientët e pavaksinuar, me Covid, ndjejnë kur shtrohen në spital.

Dr.Brytney Cobia thotë se vetëm një nga pacientët e shtruar aktualisht në spitalin ku ajo punon, është i vaksinuar dhe ka shpresa të mira për të mbijetuar. Sidoqoftë, shumë prej atyre që nuk janë goditur ende, po vdesin. Dr Cobia punon në Grandvieë Medical Center në Birmingham, Alabama.

“Një nga gjërat e fundit që ata bëjnë para se të intubohen është të më luten për vaksinën. Unë i mbaj dorën dhe u them se më vjen keq, por është tepër vonë. Pastaj, disa ditë më vonë, kur telefonoj familjarët e tyre dhe u jap lajmin e keq u them se mënyra më e mirë për të nderuar të dashurin e tyre të humbur është të shkojnë për të bërë vaksinën. Ata qajnë, ngashërehen. Më thonë se nuk e dinin. Se mendonin që virusi ishte një mashtrim, ose që vaksina nuk bën punë. Të tjerë thotë se e dinin çështje politike”.

Alabama ka numrin më të vogël të të vaksinuarve, me vetëm 33% të popullsisë të vaksinuar.