Shkencëtarët krijojnë testikuj në një laborator me një shpresë të re për infertilitetin mashkullor
Shkencëtarët në Izrael kanë arritur të krijojnë testikuj artificialë në atë që mund të jetë një hap i rëndësishëm për të ndihmuar burrat me probleme të fertilitetit.
Testikujt, janë përgjegjës për prodhimin e spermatozoideve dhe sintezën e androgjenit, të cilat luajnë një rol në zhvillimin seksual të mashkullit. Infertiliteti prek deri në 7 për qind të meshkujve.
"Testikujt artificialë janë një model premtues për kërkimin bazë mbi zhvillimin dhe funksionin e testikujve, i cili mund të përkthehet në terapi për çrregullimet e zhvillimit seksual dhe infertilitetit," tha në një deklaratë Dr Nitzan Gonen, i specializuar në procesin e përcaktimit të seksit të fetusit .
Ekipi i udhëhequr nga Gonen në Universitetin Bar Ilhan, publikuan rezultatet e tij në Revistën Ndërkombëtare të Shkencave Biologjike .
Testikujt artificialë të krijuar janë organe sintetike të krijuara duke përdorur indin e testikujve të miut.