Stil jete

Sekreti i makeup-it perfekt të vajzave në Tik Tok është sfungjeri

Sekreti i makeup-it perfekt të vajzave në Tik Tok është

Dikush ka zbuluar sekretin e makeup-it perfekt të Tik Tok-ut. I gjithë suksesi qëndron tek sfungjeri. Ai njomet në ujë dhe vendoset në frigorifer për një orë. Më pas, pasi ka ngrirë, e përhap më mirë make up-in.

Tikoker “gwmakeup” e tregoi në një video këtë sekret dhe mori mbi dy milionë pëlqime.

Fondatina përhapet në mënyrë të njëtrajtshme në fytyrë. Jo vetem. Gjithashtu duket se make-up-i zgjat më shumë dhe kërkon shumë më pak produkt.

TikTok është plot me video me këshilla grimi, por shpesh ato jo vetëm që nuk janë efektive, por mund të jenë edhe të rrezikshme për shëndetin e lëkurës. Pikërisht për këtë arsye, revista Allure pyeti dermatologen Mona Gohara nga Connecticut nëse kjo metodë e veçantë ishte e dëmshme.

Mjekja konfirmoi se sfungjeri i ngrirë është një mënyrë e mirë sidomos për t`u përdorur tek pjesa poshtë syve.