Stil jete

Sanremo pëson rënie shikueshmërie, Amadeus shpjegon arsyen: Kur je i zemëruar nuk shkon në festën e ditëlindjes

Sanremo pëson rënie shikueshmërie, Amadeus shpjegon arsyen: Kur

“Shifrat e audiencës janë të bujshme. Kishim konkurrent edhe futbollin me 4.5 pikët e djeshme. Por mbi të gjitha, ky që po përjetojmë është një moment historik: ka njerëz që nuk e dinë se ç`do shtrojnë në tryezë për darkë, njerëzit janë të dëshpëruar, vendi është si në gjendje lufte".

Amadeus e komentoi kështu Sanremo-n dhe shifrat e shikueshmërisë që pati një rënie mesatare prej më shumë se 10 pikësh krahasuar me mbrëmjen e dytë të vitit të kaluar.

"Kjo situatë që ndodhemi është anomale. Dhe kur je i zemëruar nuk shkon në festën e ditëlindjes”.

“Sanremo është shndërruar në një ngjarje televizive dhe është gjithçka që kemi në këto ditë kur gjithçka tjetër na është marrë. Kjo është arsyeja pse 42% shikueshmëri e këtij viti është një gëzim më i madh se 52% i vitit të kaluar", tha Amadeus në një konferencë për shtyp.

“Unë kam marrë telefonatat e para këtë mëngjes nga CEO, Drejtori i Përgjithshëm, Drejtori, Zëvendës Drejtori dhe është një gëzim të dish që puna vlerësohet, unë jam shumë i lumtur dhe krenar për të këtë festival, e them këtë me shumë bindje. Të gjithë jemi duke bërë një punë të mahnitshme, shpresoj të mos ndodhë më”, shton prezantuesi i këtij festivali.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al