SALT - Green Coast ka hapur zyrtarisht dyert e tij, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për këtë destinacion fantastik në Rivierën e Detit Jon. I vendosur në qendrën më të re lifestyle, La Vista, SALT - Green Coast mirëpret mysafirët në një vend të jashtëzakonshëm që ofron një përvojë të veçantë kulinare të shoqëruar me evente muzikore.
Geri Kuka, CEO i Revo Hospitality Group, shprehu entuziazmin e tij: “La Vista - Green Coast do të jetë një qendër ikonike në Rivierën e Jugut, dhe nuk mund të kishim zgjedhur një vend më të mirë për të lançuar restorantin tonë të parë në bregdetin tonë”
SALT, është një koncept i krijuar nga ekspertët e Revo Hospitality Group, të cilët sjellin një përvojë të gjerë në shërbimet e mikpritjes, menaxhimin e pronave, marketingut dhe eventeve. SALT Green Coast, vjen si rrjedhojë e një suksesi disa vjecar tanimë, që nga momenti i hapjes së parë të SALT Tirana, dhe më pas SALT Prishtina. SALT ofron një përvojë të plotë ushqimore dhe pijesh, duke përfshirë kuzhinën mesdhetare, ushqimet e detit dhe sushi. Ajo i përshtatet shijeve të ndryshme, duke ofruar drekë gjatë ditës, jetë nate dhe organizimin e eventeve.
I njohur për qasjen e tij unike kulinare, SALT përmban një kuzhinë kryesore, një banak sushi dhe një banak mangal grill, duke kombinuar produktet mesdhetare me teknikat aziatike. Lançimi më i fundit në La Vista - Green Coast mburret me dizajnin klasik të SALT-it, të integruar në harmoni me arkitekturën e La Vista nga arkitekti i njohur Emre Arolat.
Vendndodhja përfshin një zonë të gjerë të jashtme me hapësira të ndryshme (zonë ngrënie, zonë relaksi, cocktail bar dhe dancefloor) që ofrojnë pamje mahnitëse mbi bregdetin e Green Coast. Klientët, do të kenë mundësinë të shijojnë një eksperiencë unike në Salt Green Coast, duke degustuar shijet e vecanta të menusë së ofruar.
Nuk duhet të largoheni nga Salt Green Coast, pa shijuar kombinimin perfekt të kapesanteve, karkalecave të kuq, si dhe tonit në formë tartari, shoqëruar me bukë "bun" të freskëta dhe chips orizi.
“Një Histori Që Filloi nga Thellësitë e Detit” është produkti "signature" i SALT - Green Coast. Mysafirët mund të zgjedhin peshk të freskët nga minimarkata ditore dhe ta shijojnë atë të përgatitur në mënyra të ndryshme, sipas kombinimeve të krijuara nga shefat profesionistë.
SALT - Green Coast, i vendosur në La Vista, është i hapur çdo ditë:
Mëngjesi: 9:00 AM - 12:00 PM
Dreka: 12:00 PM - 4:00 PM
Aperitif: 4:00 PM - 7:00 PM
Darka: 7:00 PM - 12:00 AM
Rezervimet janë të disponueshme në faqen e rezervimeve të SALT: salt.al/green-coast.