Stil jete

Saint Laurent do ndalojë përdorimin e gëzofit nga 2022-shi

Saint Laurent do ndalojë përdorimin e gëzofit nga 2022-shi

Marka franceze e modës Saint Laurent do të ndalojë përdorimin e gëzofit të kafshëve. Kompania e saj mëmë Kering konfirmoi se do të bëhej emri më i ri që do të distancohej nga “tregtia mizore”. Shtëpia luksoze e modës, e cila u themelua në vitin 1961 nga stilisti Yves Saint Laurent, do të heqë gradualisht gëzofin deri në vitin 2022. Të tjera shtëpi mode që i janë bashkuar këtij vendimi më herët, janë Gucci dhe Balenciaga.

Saint Laurent do ndalojë përdorimin e gëzofit nga 2022-shi

CEO François-Henri Pinault tha: “Tani ka ardhur koha për të bërë një hap më tej përpara duke i dhënë fund përdorimit të gëzofit në të gjitha koleksionet tona. Bota ka ndryshuar, së bashku me të, edhe klientët tanë, dhe luksi natyrisht duhet t'u përshtatet atyre”.

Ky vendim u mirëprit nga aktivistët, përfshirë Shoqërinë Humane.

Saint Laurent do ndalojë përdorimin e gëzofit nga 2022-shi

Fushatat për mbrojtjen e kafshëve dhe diversitetit si dhe vetë konsumatorët po i vënë kompanitë nën presionin për t'i dhënë fund praktikës së vrasjes së kafshëve të gjalla në mënyrë që gëzofi i tyre të përdoret në produktet e modës.