Sa më inteligjent në adoleshencë, aq më shumë të pëlqen alkooli më vonë gjatë jetës
E Mërkurë 6 Nëntor 2024, 11:58
TiranaPost
Hulumtimet sugjerojnë se IQ e një personi gjatë shkollës së mesme mund të parashikojë konsumimin e alkoolit më vonë në jetë.
Individët me rezultate më të larta të IQ kanë më shumë gjasa të pijnë në mënyrë të moderuar, ose të rëndë, krahasuar me të tjerët.
Kërkimi, i bazuar në Studimin Longitudinal të ëisconsin, tregoi një rritje prej 1.6% në gjasat e pirjes së moderuar ose të rëndë me çdo pikë të rritur të IQ. Pra, sa më inteligjentë në adoleshencë, aq më të dhënë pas alkoolit në një moshë më të vonë.
Kjo marrëdhënie, pra e inteligjencës me alkoolin lidhet pjesërisht edhe nga të ardhurat, pasi ata që fitojnë më shumë, kanë më shumë para për të shpenzuar dhe rrjet të gjerë për t`u takuar.