Stil jete

Rrëfehet Kardinali Ruini: I fejuar? Kurrë. Jam dashuruar, por i rezistova

Rrëfehet Kardinali Ruini: I fejuar? Kurrë. Jam dashuruar, por i

“I fejuar apo angazhuar, kurrë. Më kanë tërhequr shumë disa gra, por përpiqesha t`i rezistoja dhe megjithë vuajtjeve të mia, ia dola, me ndihmën e Zotit mbi gjithçka”, rrëfehet kardinali Ruini që sot bën plot 90 vjeç.

Intervista e tij për Corriere Della Sera është në krye të lajmeve sot.

“Jam tërhequr nga gratë edhe pasi jam bërë prift, edhe para. Për burrat është e pashmangshme të tërhiqen nga gratë. Dhe në vetvete nuk është aspak mëkat”, shton Camillo Ruini.

Ai ka qenë për shumë kohë prift në Reggio Emilia dhe prej vitesh është kardinal.