Rikthehen dasmat dhe fluksi ndryshon ditën: Mesi i javës është e shtuna e re
“Vaksinat kanë nxitur një ‘boom’ dasmash”, kështu shkruan New York Times.
Nusja dhe dhëndri që duhet të ishin martuar që vitin e kaluar mezi presin të bëjnë dasmën e ëndrrave. Falë vaksinimit, situata është lehtësuar kudo dhe çiftet kanë përveshur mëngët.
Sa tek rrobaqepësja, sa tek lokali për rezervim, sa tek pastiçeria për tortën e sa tek organizatorët e eventeve.
Mezi presin t`i thonë njëri-tjetri ‘Po’.
Diçka që vihet re është ndryshimi i ditës së dasmës. Kjo për shkak të fluksit të kërkesave dhe rezervimeve. “Mesi i javës është e shtuna e re”, kështu shkruan arreduesja Melissa Penfold. Ajo shton se përveç të enjtes, edhe e hëna po preferohet shumë. Në pamundësi për të zgjedhur fundjavën e rezervuar, çiftet po përshtaten.
Më tej Melissa poston disa foto nga një dasmë australiane që ka organizuar së fundmi. Frymëzohu!
Tiranapost.al