Riaktivizohet zjarri që përfshiu pallatin 10 katësh në Tiranë

E Enjte 14 Shtator 2023, 17:05
TiranaPost
Zjarri te pallati në ish-parkun e Autobusave ka shpërthyer sërish. Mësohet se flakët janë riaktivizuar në brendësi të katit të pestë të pallatit.
Nga tarraca, zjarrfikësit kanë të mundur që ta fiknin zjarrin, por veshja me polisterol e ka bërë zjarrin të përhapet shpejt në katet poshtë të pallatit. Nga zjarri është asfiksuar një zjarrfikës.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por sipas informacioneve paraprake dyshohet një shkëndijë elektrike në katin e nëntë.