Stil jete

Që të quhesh çift i lumtur duhet t`u përgjigjesh këtyre pyetjeve me Po

Që të quhesh çift i lumtur duhet t`u përgjigjesh

Nuk ka receta të gatshme për marrëdhëniet, por ka disa aspekte që të ndihmojnë të kuptosh a je në rrugën e duhur. Në listën e mëposhtme të publikuar nga disa ekspertë të sjelljes njerëzore dhe terapistë martesor, e gjen veten dhe partnerin?

Nëse po, jeni në një marrëdhënie të shëndetshme, në të kundërt, përpiquni më shumë.

Partnerët që kanë një lidhje të shëndetshme komplimentojnë njëri-tjetrin në sy të të tjerëve.

E gjejnë kohën për njëri-tjetrin, pak rëndësi ka sesa kohë kanë në dispozicion.

Qeshin shumë.

Fokusohen tek aspektet pozitive të partnerit dhe jo tek negativet.

Janë empatikë dhe ecin vazhdimisht në këpucët e njëri-tjetrit.

E vënë në dijeni gjithmonë partnerin për orën kur do jenë në shtëpi.

Nuk ndalojnë së flirtuari me njëri-tjetrin.

Zihen pastër, pa ofendime e sarkazma.

Falin dhe vazhdojnë përpara.