Stil jete

Puna nga shtëpia përmirëson shëndetin mendor dhe fizik, nxjerr në pah studimi

Puna nga shtëpia përmirëson shëndetin mendor dhe fizik,

Një studim nga Instituti Kombëtar për Shëndeti në Britani zbuloi se puna në distancë ofron avantazhe thelbësore si për mirëqenien fizike ashtu edhe për performancën e punës.

Ky studim tregon se si puna në distancë mund të krijojë një situatë të favorshme si për punonjësit ashtu edhe për organizatat duke rritur mirëqenien personale dhe efikasitetin profesional.

Sipas studimit, punonjësit që punojnë në distancë priren të mbajnë dieta më të shëndetshme, të përjetojnë nivele të reduktuara të stresit për shkak të fleksibilitetit të mjedisit të tyre të punës. Këto gjetje mbështesin gjithashtu produktivitetin e qëndrueshëm, pasi punonjësit në distancë raportojnë se marrin më pak ditë sëmundje.

Për më tepër, punonjësit në distancë shpesh tregojnë përkushtim të shtuar duke punuar me orë më të gjata, duke përfshirë mbrëmjet dhe fundjavat, duke treguar më shumë fleksibilitet.